Zyra Kombëtare e Auditimit ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019. Siç bëhet e ditur ky raport përfshinë shënime rreth performancës së institucionit të Auditorit të Përgjithshëm në përmbushjen e obligimeve të tij kushtetuese e ligjore, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. “Të gjitha aktivitetet e Zyrës gjatë vitit 2019 janë mbështetur në Planin Strategjik 2018-2021, Planin Vjetor të Auditimit 2018/19, që paraprakisht i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës, si dhe në Planin Operativ 2019”, thekson komunikata.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …