Kisha Ortodokse Serbe dëshiron të imponojë modelin e saj ideologjik-teokratik, duke i serbizuar malazezët, thotë kryetari i Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, Zlatko Vujoviq. Ai thotë se për Aleksandar Vuçiqin, është jashtëzakonisht e rëndësishme të” çlirohet “ose të margjinalizohet pjesëmarrja kombëtare e malazezëve në strukturën e përgjithshme të popullsisë. Ndryshimi i këtyre proporcioneve do të thotë gjithashtu të realizosh planet e Beogradit zyrtar. Është e qartë se, po bëhet presion te një pjesë të popullsisë për të ndryshuar orientimin e tyre kombëtar nga malazias në serb, dhe kjo vërtetohet me statistike. Kjo është faza e tretë e asaj që Aleksander Vuçiq kishte njoftuar në konferencën për shtyp më 6 Janar të vitit 2020. Ai përmendi rastin e Bosnjës së ndarë në tri entitete Vuçiç, dhe shtoi se serbët kanë të drejta të ngjashme me statusin e serbëve në Bosnjë, ashtu sikur edhe shqiptarët në Maqedoninë. Me këto politika të Beogradit, Mali i Zi rrezikon të humbasë karakterin e një shteti qytetar dhe të bëhet një shtet kombëtar serb, i ngjashëm me Serbinë dhe entitetin serb të Bosnjes, thotë Vujoviç.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …