Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj ka njoftuar se gjendja e komplekseve memoriale nuk është e mirë dhe se ka munguar mirëmbajtja, prandaj edhe një pjesë e tyre kanë filluar të dëmtohen. Ai ka dekaruar për “Ekonomia Online” se disa objekte janë në gjendje të mirë por shumë të tjera janë dëmtuar për shkak të mungesës së buxhetit për mirëmbajtjen e tyre ndërsa ka projekte edhe për ndërtimin e memoarialeve të tjera por nuk ka buxhet për to, ndonëse janë planifikuar projekte të ndryshme për ndërtimin e memorialëve të ndryshme. “I kem disa projekte duke filluar nga ‘Meha’ që besoj që brenda këtij viti do të përfundojë. Në malet e Berishës që ai projekt është votuar në Kuvendin e Kosovës që nga viti 2010 po aty kemi disa pengesa të tjera sepse ende nuk është shpronësuar asnjë pronë, në Malet e Berishës. Atje parashihet të jetë një infrastrukturë jashtëzakonisht e madhe, duke filluar nga ndërtimi i muzeut të luftës, pastaj janë disa qendra protokollare, një ndërtesë për pushimore të fëmijëve, rrugica për të ecur, pastaj janë disa objekte të luftës, si shtabi i përgjithshëm, Kosova e lirë, bunkeri. Po e kemi një telashe jashtëzakonisht të madhe për momentin sepse nuk është shpronësuar asnjë pronë aty dhe tani ata qytetar nuk po pranojnë të punohet pa ua shpronësuar pronën”, ka deklaruar mes tjerash drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …