Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj ka njoftuar se në vjeshtë të këtij viti, fillojnë punimet në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz. Ai ka shtuar më tutje se shumë shpejt pritet që të shpallet konkursi ndërkombëtar për renovimin e Kompleksit Memorial të Jasharajve në Prekaz. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj ka deklaruar për Ekonomia Online se gjatë stinës së vjeshtës do të fillojnë punimet për konservimin e objekteve më të rrezikuara për të vazhduar më tutje me punime tjera. “Realisht gjithë projekti duhet të jetë i kushtueshëm, nuk mund të flasim për shumën tash sepse flitet për një projekt që do të shtrihet në një sipërfaqe në kuadër të kompleksit 450 hektarë, nuk do të thotë që do të ketë ndërtime në 450 hektarë, po të paktën diku 20 hektarë do të ketë ndërtime dhe projekti do të jetë bukur i kushtueshëm, edhe projekti do të kushtojë disa milion. Po shpresojmë që Prekazin do të kemi një qendër edhe të rajonit për vizitor” ka drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …