Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka shprehur pakënaqësitë e tij për mungesën e bashkëpunimit të pushtetit qendror me atë lokal. Ai ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti ka bllokuar shumë projekte kapitale për Prishtinën. “Asnjë cent nuk iu është ndarë Prishtinës shtesë për çka i takon me ligj, atë që na takon me ligj nuk mundet me na mohuar askush edhe normalisht që e alukojnë për neve por asnjë cent shtesë nuk iu është dhënë Prishtinës. Në vend se me na ndihmuar dhe me na mbështet ne po shohim në vazhdimësi bllokada edhe barriera në procese të cilat i pengojnë projektet e kryeqytetit” ka thënë për Ekonomia Online, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …