Duke komentuar shkrimin e gazetës italiane “Il Giornale”, e cila alarmonte se uji që konsumohet në Kosovë ka përmbajtje kancerogjene, Arbërie Zogianit nga instituti i ujësjellësit “KUR Prishtina” ka thënë se uji i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina është i standardeve ndërkombëtare. Ajo ka shtuar më tutje se shkrimi i gazetës italiane ka të bëjë me bizneset private të cilat merren me shitjen e ujit dhe të cilat kanë pasur kontratë me KFOR-in, e jo për ujësjellësin “KUR Prishtina”. Arbërie Zogianit ka theksuar se uji që po shpërndahet tek qytetarët është i cilësisë së lartë dhe se vazhdimisht bëjnë analiza për ta kontrolluar cilësinë e tij. Ndërkohë, edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka njoftuar se pas dyshimeve të ngritura mbi cilësinë e ujit në Kosovë, ky Institut ka bërë menjëherë analizat dhe monitorimin e ujit të pijshëm dhe rezultatet janë pozitive dhe uji është mjaft cilësor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …