Zona përgjatë lumit Mirusha në Malishevë, shpallet zonë me interes të veçantë

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një mbledhje urgjente, dhe në këtë mbledhje, me shumicë të votave, zonën përgjatë lumit Mirusha në Malishevë, e ka shpallur zonë të interesit të veçantë, me interes publik, me qëllim të realizimit të projektit për rregullimit e shtratit të lumit, si masë parandaluese ndaj vërshimeve dhe përmbytjeve që shkaktohen në këtë pjesë.

Me shpalljen zonë me interes të veçantë, hapet rrugë për inicimin e procedurave dhe më pas realizimin e projektit, për rregullimin e shtratit të lumit.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …