Zonës Industriale në Shirokë, i shtohen edhe katër biznese tjera

Zona Industriale në Shirokë të komunës së Suharekës, çdo ditë e më tepër po bëhet joshëse për afaristët suharekas. Kushtet e mira dhe ambienti i përshtatshëm për zhvillim ekonomik, po shtynë shumë Kompani që të interesohen për të përfituar hapësira në këtë Zonë. Vargut të bizneseve që po veprojnë këtu sot iu shtuan edhe 4 Kompani nga Komuna e Suharekës, të cilat kanë nënshkruar Kontratat me kryetarin e Komunës z.Sali Asllanaj, për marrje në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës. Kështu, përfitues të hapësirave nga sot janë: Firma NPT “Bamirs”, me pronar Sinan Bajraktari i cili do të ushtrojë veprimtarinë “Hipodrume, sera, ferma etj, Firma NNT “Seti commerc”, me pronar Nisret Bajraktari, po ashtu veprimtari “Hipodrume, sera, ferma etj, pastaj DPZ “Metal –Fati”, me pronar Bashkim Kuçi, që do të ushtrojë veprimtarinë “ Depo të ndryshme ndërtimore” si dhe Firma NPT “Tiki&Tisi”, për veprimtarinë po ashtu “Hipodrume, sera, ferma etj. Me rastin e nënshkrimit të kontratave, kryetari Asllanaj, përfituesve u ka dëshiruar suksese në punë, afarizëm të mirë dhe ka kërkuar që ti përmbahen kushteve të kontratës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …