Zoran Milanoviç zgjedhet kryetari i Kroacisë pasi fiton 53% të votave kundër Kolinda Grabar-Kitaroviç që ka marr vetëm 47%

Zoran Milanoviç zgjedhet kryetari i Kroacisë pasi fiton 53% të votave kundër Kolinda Grabar-Kitaroviç

Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë kryetari i ri i Kroacisë. Në balotazh ai fitoi kundër kryetares konservatore, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor, aiarriti të marrë afër 53% të votave, kurse Grabar-Kitaroviç pak më shumë se 47% në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën, 5 janar 2020. Me këtë fitorja e socialdemokratit është më e dukshme, se e parashikonin sondazhet. Që në raundin e parë para dy javësh, Milanoviç kryesonte, megjithëse me një rezultat të ngushtë. Plani i Grabar-Kitaroviç për marrjen e votave nga përkrahësit e muzikantit ultra të djathtë, Miroslav Skoro nuk pati sukses. Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore. Nga viti 2011-2016, kryetari i atëhershëm i partisë socialdemokrate, SDP ka qenë kryeministër i Kroacisë. Zgjedhjet presidenciale konsiderohen si tregues të popullaritetit të kampit të djathtë dhe të majtë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në gjysmën e dytë të këtij viti në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …