Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq tha se asnjë ushtar kroat nuk do të shkojë në Ukrainë derisa të jetë president i vendit dhe komandant suprem i forcave të armatosura. Në të njëjtën kohë, ai akuzoi kryeministrin, Andrej Plenkoviq për promovim personal kur ka thënë do të merrte kroatët dhe ushtarët dhe do të shkonte për të luftuar, në Ukrainë, njoftoi shërbimi për shtyp i Milanoviqit në një deklaratë. Ai vlerësoi se “zgjidhja e vetme për luftën në Ukrainë është arritja e një marrëveshjeje paqeje që do të parandalojë viktima të reja dhe do të shpëtojë mijëra jetë”. Milanoviq ka reaguar ndaj deklaratës së Plenkoviqit pas kthimit nga samiti i aleatëve perëndimorë të Ukrainës në Paris se Kroacia nuk ka pranuar të dërgojë ushtarë kroatë, në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …