Zoran Milanoviq - Vuçiq: Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe kjo është çështje e kryer

Zoran Milanoviq – Vuçiqit: Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe kjo është çështje e kryer

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq i është kundërpërgjigjur ashpër homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për shtimin e trupave kroate në Kosovë në kuadër  të KFOR-it. Para mediave, Milanoviq tha sot se kjo çështje as që i ka interesuar dhe nuk e ka shqetësuar Vuçiqin, pasi që po të ishte ashtu, ai do të fliste. Ai ka vazhduar të jetë edhe më i ashpër me kryetarin serb duke thënë se Kosova është e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, dhe se kjo është çështje e kryer. Madje ka shtuar se Vuçiq është kryetari i një shteti jo të suksesshëm dhe se ai nuk e di çfarë të bëj me të.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …