leoni

Zoran Millanoviq: Vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pasinqerta me Shqipërinë dhe Kosovën

Zoran Millanoviq: Vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pasinqerta me Shqipërinë dhe Kosovën

Kryetari i Kroacisë Zoran Millanoviq, në bisedë me kryetarin e Shqipërisë, Bajam Begaj  tha se vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pasinqerta me Shqipërinë dhe Kosovën. Ai tha se është i vetmi jo shqiptar i cili po kërkon që Kosova të njihet si shtet, pasi sipas tij, Evropa nuk e përmend këtë fakt. Sipas Millanoviqit, edhe pse kanë kaluar 11 vjet dhe Shqipëria ka ecur përpara, Evropa prapë duket se ka prioritete të tjera. Në 20 vite jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Evropian. Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Në atë kohë Serbia dhe Mali i zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd i cili ishte i dukshëm atëherë është i dukshëm edhe tani”, tha presidenti kroat.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …