Zoran Todiq: Populli serb në veri nuk dëshiron të jetojë në Kosovën e pavarur, por në Serbi

Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, ka deklaruar se pas incidentit në territorin e komunës së Zubin Potokut tensionet janë shtuar edhe në territorin e komunës së Leposaviqit. Megjithatë populli është i vendosur që të vazhdojë në këtë luftë dhe është i vendosur të luftojë për një të ardhme të sigurt në këto zona”, pohoi Todiq që u largua nga vendi i punës në momentin kur serbët kolektivisht vendosën të lëshojnë radhët e institucioneve të Kosovës në nivel politik dhe administrativ. Todiç, mohoi se serbët kanë sulmuar KFOR-in, duke pohuar se pikat kufitare po armatosen. Është shqetësuese fakti se në stacionin policor janë futur armë, snajperë dhe kjo tregon qartë qëllimet e Qeverisë nga Prishtina. Gjithçka për të cilën kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë tani po realizohet”, tha Todiq.  Ai ka theksuar se në këtë moment “përcaktimi kyç i shtetit serb është se nuk do të lejojë dhunë ndaj popullit serb në Kosovë”. U krijua uniteti, i cili ishte shumë i nevojshëm. Ne nuk kemi çfarë të kërkojmë nga institucionet e Kosovës kur marrim vetëm dhunë dhe tyta të gjatë prej tyre. Kësaj radhe nuk ka asnjë koncesion, kjo është Serbia për ne, populli nuk dëshiron të jetojë në Kosovën e pavarur”, deklaroi Todiq.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me aleat të NATO-s

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kritikuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mos bashkëpunim me …