Zoran Zaev

Zoran Zaev: Do ta aplikoj dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë

Lideri i Socialdemokratëve të Maqedonisë (LSDM),  Zoran Zaev ka paralajmëruar për “Tv Nova” se ta aplikojë dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë, nëse partia e tij vjen në pushtet. Ai ka deklaruar me këtë rast se  nuk humb asgjë si qytetar i Strumicës, ku 94% e popullatës janë maqedonas dhe se tani është momenti që të përcaktojmë se çfarë shteti do të ndërtojmë në të ardhmen. Ai pret që të fitojë vota të shqiptarëve, pa marrë parasysh nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti politike shqiptare, ose jo. Madje, pritshmëritë e tij janë që të fitojë më shumë vota se ndonjë parti shqiptare. Zaev është bërë i njohur si politikan i cili ka përgjuar dhe ka zbardhur bisedat e zyrtarëve të lartë të Maqedonisë, të cilët në komunkimin mes tyre kanë fyer e përçmuar shqiptarët. Janë të njohura “bombat” e tij, të cilat paten jehonë në opinion, jo vetëm te shqiptarët.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …