Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se do të tërhiqet nga pozita, nëse në qershor, Bashkimi Evropian, nuk e miraton fillimin e bisedimeve për anëtarësim me vendin e tij. Në një intervistë për gazetën belge, “Suar”, Zaev ka thënë se BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut caktimin e datës, për faktin se vendi ka përmbushur reformat dhe në veçanti ka realizuar marrëveshjet për ridefinimin e raporteve me Greqinë dhe Bullgarinë. Ai ka komentuar edhe raportet e Shqipërisë me BE-në pasi edhe Tirana, sikurse Shkupi, po pret miratimin e vendimit për nisjen e negociatave për anëtarësim. Ai nuk beson që në rast se BE-ja nuk e miraton fillimin e negociatave me Shqipërinë, kjo do të çonte në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, pasi sipas tij, këtë nuk do ta lejonte as NATO-ja, anëtare e së cilës është Shqipëria. Në nëse Shqipëria do të përpiqej të bashkohej me Kosovën, do të humbiste dhjetë vjet dhe do të reduktohet në nivelin e Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …