Zorana Mihajloviq: Çështjen e Kosovës duhet ta shikojmë realisht pa mite, legjenda dhe pa rrahagjoks patriotik

Zorana Mihajloviq: Çështjen e Kosovës duhet ta shikojmë realisht pa mite, legjenda dhe pa rrahagjoks patriotik

Zëvendës-kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë për mediet në Serbi se çështjen e Kosovës duhet shikuar realisht pa mite, legjenda dhe rrahagjoks patriotik. “Duhet të shohim se ku jemi, çfarë fqinjësie kemi, sa jemi të fortë, cilat janë dobësitë dhe kërcënimet tona dhe në bazë të një pasqyre reale të shohim zgjidhjet e mundshme”, tha Mihajloviq. Ajo ka vlerësuar se dialogu për Kosovën do të duhej të tregojë nëse gjenerata e tashme e politikanëve është e aftë të gjejë zgjidhjen e këtij problemi. “Ose do të fillojmë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ose do të veprojmë sikurse ata para nesh, dhe këtë problem t’ua lëmë si gur në qafë fëmijëve tanë. Propozimi i kryetarit  Vuçiq për dialog për Kosovën ka treguar se opozita nuk ka kurrfarë propozimesh për çështjen e Kosovë, kurse këtë po e sheh jo vetëm Serbia, por edhe Evropa dhe gjithë bota.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …