Zorica Stanojeviq, nëna e Stefanit 11-vjeçar që u plagos dje në Shtërpcë, në një deklaratë për portalin Telegraf në gjuhën serbe, ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, e plumbi ka goditur fëmijën e saj. “Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmijën tim”, tha Zorica, nëna e djalit të plagosur. Ai është mirë. Ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Në lidhje me rastin ka pasur shumë reagime nga krerët e shtetit mirëpo edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
