Zotohet kryeministri para qytetarëve: Do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e shoqërisë kosovare

Zotohet kryeministri para qytetarëve: Do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj për mirëqenien e shoqërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social është zotuar para qytetarëve të Kosovës se do të jetë në shërbimin të tyre dhe të shtetit, si dhe do të punojë me krejt qenien e tij për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë. Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare. Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median. Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel! Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata! Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin”, ka shkruar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …