Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se e ka shtyrë afatin për dhënie të komenteve në raportin e publikuar për konsultim publik për sa i përket çështjes së shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrik. Këtë vendim, ZRRE-ja thotë se e ka marrë duke pas parasysh interesimin e palëve për të ofruar komente. Afati i ri për dërgim të komenteve nga palët e interesuara është data 31 janar 2022 deri në orën 16:00, derisa afati i kaluar ishte deri më datën 28 janar 2022, në orën 18:00. Veç këtij raporti, ZRRE-ja ka njoftuar se është shtyrë afati edhe për raportin “mbi të Hyrat e Lejuara Maksimale të Furnizuesit të Shërbimit Universal, të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut dhe të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …