Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë, që ka si pasojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët. Kjo ka ngritur shqetësime për ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj një ngarkese të re financiare. Sipas informacionit të miratuar në mbledhjen publike të ZRRE-së, rritja e çmimit do të jetë rreth 15 për qind. Çmimi mund të arrijë deri në 16 për qind. Ky ndryshim pritet të ndikoje në faturat mujore të konsumatorëve, duke rënduar kostot e energjisë për familjet dhe bizneset në të gjithë vendin. ZRRE-ja ka njoftuar se do të dalë me një komunikatë zyrtare në ditët në vijim për të konfirmuar përqindjen përfundimtare të rritjes së çmimit. Pritet që ky njoftim të japë detaje të plota rreth implementimit të tarifave të reja dhe ndikon në politikat e çmimeve për periudhën e ardhshme.
