Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar raportet konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal. Sipas këtyre raporteve, parashikohet një rritje mesatare prej rreth 15% në tarifat e energjisë për konsumatorët. ZRrE-ja e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative. Në këtë kuadër, ZRrE-ja fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në raportin konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre, thuhet në njoftim.
