Ministri i Mbrojtjes së Bosnje dhe Hercegovinës, Zukan Helez, ka pritur për një takim urgjent të dërguarin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bosnje dhe Hercegovinë, Eric Adams. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bashkëbiseduesit diskutuan për situatën komplekse politike në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe për stërvitjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës me kolegët e tyre nga Forcat e Armatosura të SHBA-së. Kështu, kujtojnë mediat boshnjake, duke respektuar dispozitat e Ligjit për Aviacionin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Ligjit për Mbrojtjen e Bosnje-Hercegovinës, Helez miratoi fluturimin e sotëm të tre avionëve amerikanë, dy prej të cilëve janë luftarakë F-16, mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës. “Faleminderit që na ndihmoni të forcojmë shtetin e Bosnjë-Hercegovinës. Fluturimet e paralajmëruara të avionëve amerikanë tregojnë qartë përkushtimin ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës, si dhe konfirmimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë dhe të pathyeshëm midis SHBA dhe Bosnje-Hercegovinë. Stërvitja dypalëshe e ekipeve JTAC nga Forcat Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës, një ditë para festimit të ditës antikushtetuese të RS-së, tregon se mbështetja amerikane për integritetin territorial nuk është vetëm deklarative dhe se SHBA-të nuk do të vëzhgojnë me qetësi aktivitetet anti-Dejton të autoriteteve në entitetin e RS-së”, citohet të ketë thënë Helez.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …