Pas mocionin e mosbesimit të kabinetit qeveritar të kryeministrit të malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zëvendës kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç ka nisjen e negociatave për krijimin e Qeverisë së re të Malit të Zi. “Besoj se vendimet e radhës të rëndësishme do t’i marr pa vonesë, si dhe ndryshime rrënjësore të këtij institucioni, me theks në luftën e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!” ka shkruar, zëvendës kryeministri shqiptar, i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ndërkohëm nënkryetari i lëvizjes Ura, Miloš Konatar ju ka deklruar medieve malazeze se personalisht beson që kryeministër i vendit duhet caktuar Dritan Abazoviç. Ky i fundit ka deklaruar se do të diskutojë për këtë me përfaqësues të mazhorancës aktuale, por edhe me subjekte të tjera në parlament.
