Zv.kyeministri i Kosovës z.Ramiz Kelmendi, ka qëndruar në Komunën e Suharekës, me ç’rast ka vizituar disa nga bizneset më të suksesshme në Komunë. Fillimisht zv.kryeminsitri është pritur nga kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj, ku ka zhvilluar një takim në zyrën e kryetarit, pas të cilit ata u prononcuan për media. ” Me kryetarin Asllanaj, biseduam për sfidat dhe problemet qe ka kjo komunë dhe çka mundet qeveria e Kosovës me punuar në të ardhmen në mënyrë që të dinamizohet zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i bizneseve në Kosovë, posaçërisht në Komunën e Suharekës”,është shprehur zv.kryeminsitri Kelmendi. Ndërsa, kryetari Asllanaj ka thënë se ” ne kemi kënaqësi ta kemi zv.kryeminsitrin Kelmendi prezent dhe mendojë që është bërë hap i qëlluar emërimi i tij në këtë pozitë. Komuna jonë përkundër shumë sukseseve që ka arritur në lëmin e bizneseve prapë ka nevojë për mbështetje te qeverisë, ka nevojë për ide, për legjislaturë sa më efikase te jetë në funksion të zhvillimit të biznesit. Ne do të vizitojmë disa nga bizneset e Komunës së Suharekës dhe do të dërgojmë një mesazh të mirë që ka mundësi të punohet dhe të jetohet në vendin tonë”. Kryetari Asllanaj dhe zv.kryeminsitri Kelmendi, më pas kanë vizituar Kompaninë e këpucëve “Solidi”, Kompaninë e mjeteve mjekësore “Medito Plast”, Kompaninë e fasadave “Graniti”, Fabrikën e mobilieve “Graniti” dhe Kompaninë “Red Eagle”.