Zv.kryeministri Pacolli po merr pjesë në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Zv.kryeministri Pacolli po merr pjesë në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Në Daka të Bangladeshit po mbahet Konferenca ministrore e vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ku po merr pjesë edhe një delegacion i vendit tonë i prirë nga shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se delegacioni ynë ka për qëllim lotimin për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol dhe aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në të Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Me qëllim të realizimit të këtyre objektivave, shefi i diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli u takua me homologët e tij nga Bangladeshi, Arabia Saudite, Azerbaixhani, Kazakistani, Guajana, Ishujt Komore, Palestina, Surinami, Maldivet dhe Mozambiku. Ministri i jashtëm, Behxhet Pacolli pati një takim të shkurtër edhe me Ministren e Jashtme të Kanadasë, Kristia Freeland.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …