Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim përfaqësues të Kompanisë Regjionale të Ujerave “Hidromorava”, në krye me z. Ymer Salihu. Gjatë këtij takimi është folur për bashkëpunimin e komunës së Vitisë, me këtë kompani në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm për rrjetet ekzistuese, projektet të reja në sigurimin e ujit të pijshëm, rritjen e cilësisë së ujit si dhe përfshirjen e vendbanimeve të ndryshme të Vitisë nën menaxhimin e KRU “Hidromorava”. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Hidromoravës për Viti, Kemur Mustafa.