Me rastin e 1 Majit ditës ndërkombëtarë të punëtorëve, zëvendësministri i punëve të Jashtme Çerkin Dukolli i ka uruar të gjithë punëtorët, Dukolli ndër të tjera tha: Duke uruar të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe në sektorin privat në Kosovë, kërkojmë nga të gjithë punëdhësit që të respektojnë në plotni të drejtat e punëtorëve. Zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duhet të jenë pjesë e angazhimeve të përditshme e mekanizmave institucional, sindikatave të punëtorëve dhe organizatave të punëdhënësve. Të drejtat, siguria dhe shëndeti i punëtorëve përveç që janë obligime ligjore janë edhe vlera sociale të cilat duhet respektuar në vazhdimësi.