ZV/MINISTRI SAHITI MORI PJESË NË TRYEZËN KU U PREZANTUA DHE DISKUTUA RAPORTI “PROCESI I TORINOS NË KOSOVË 2018-2020“

Zëvendësministri i Arsimit, Heset Sahiti, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të politikëbërësve për zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimin Profesional (AAP), në të cilën ishte e pranishme edhe Camo Gomes, shefe e njësisë së inteligjencës së vendit-Fondacioni Evropian për Trajnime (ETF), ku u prezantua dhe diskutua rreth raportit ”Procesi i Torinos në Kosovë 2018-2020”, i cili është hartuar në bazë të analizave dhe dëshmive të politikave të AAP-së në Kosovë, si një nga vendet partnere të ETF. Zëvendësministri Sahiti, ndër të tjera tha se, arsimi dhe aftësimi profesional është ndër prioritetet kryesore të MAShT-it, sepse ofron mundësi për zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive të nevojshme për tregun e punës dhe ndihmon drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit. “Ne jemi të vetëdijshëm që arsimi dhe aftësimi profesional në Kosovë akoma nuk është në nivelin në të cilin ne synojmë ta sjellim, por janë bërë hapat konkret që ta përmirësojmë këtë “, tha zv/ministri Sahiti, ndërsa përmendi faktin se MAShT është në përfundim të kornizës së kurrikulës për AAP, rishikimin e standardeve të profesioneve, e do të vazhdohet me hartimin e dokumenteve tjera të rëndësishme për zhvillimin e AAP-së. Në fund, zv/ministri Sahiti i ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë e vendorë për mbështetjen dhe zhvillimin e AAP-së në Kosovë, ndërsa theksoi se raporti “Procesi i Torinos në Kosovë 2018-2020” i prezantuar, gjatë diskutimeve të sotme dhe ditëve në vijim do të plotësohet dhe finalizohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …