Zv.ministri Thaçi vizitë zyrtare në Kroaci

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, ku pritet të ketë takime të shumta me përfaqësues institucionalë. Zëvendësministri Thaçi ka pasur një takim bilateral me përfaqësuesit e Klubit Evropian të Bizneseve, Branko Drugomir dhe Ante Luqiq. Thaçi diskutoi gjerësisht për krijimin e hapësirave të investimeve të huaja e në veçanti të investitorëve kroatë duke theksuar këtu fuqizimin e ligjit për investime strategjike. Po ashtu u shfaqën ide për investime konkrete në industrinë e drurit, energji dhe transport hekurudhor urban përmes tramvajit. Delegacioni i Qeverise së Kosovës ishte nën përcjelljen dhe mbështetjen e ambasadorit Gëzim Kasapolli. Përfaqësuesit e Klubit të Bizneseve në Kroaci shprehen pikëpamjet e tyre dhe gatishmërinë për sjelljen e projekteve konkrete në Republikën e Kosovës. Ata gjithashtu shprehen kënaqësinë për krijimin e mundësive të reja dhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, në veçanti Ligjit për Investime Strategjike. Zëvendësministri Thaçi do të ketë takime intensive me homologët sipas agjendës së përcaktuar.​

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …