PD

Zvarritja e betejës ligjore për logon e PD-së, rrezikon regjistrimin e forcës më të madhe të opozitës në zgjedhjet e pranverës

Zvarritja e betejës ligjore  për logon e PD-së, rrezikon regjistrimin e forcës më të madhe të opozitës në zgjedhjet e pranverës, Me zgjedhjet pas porte dhe me një konflikt juridik të tejzgjatur, debati se kujt i takon vula dhe logoja e  partisë, duket se është problem më i vogël për demokratët.  Zvarritja e betejës ligjore  mund të rrezikojë regjistrimin e forcës më të madhe të opozitës në zgjedhjet e pranverës. “Dua ta them hapur, nuk mund të bëjmë sikur s’do ndodhë asgjë nëse partia kryesore e opozitë mund të mos regjistrohet”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Situata politike brenda kampit opozitar duket se ia ka vështirësuar punën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Grupimi i Alibeaj ka në dorë vulën dhe logon e partisë, por me  struktura  inekzistente prej më shumë se 1  viti, ndërsa  Sali Berisha ka rithemeluar partinë por  rrezikon të dalë jashtë zyrës së kryetarit nga një vendim  të gjykatës së Apelit.  Në mungesë të  një zgjidhje politike apo juridike vendimmarrja do i takojë shumë shpejt  KQZ. “Kjo vendimmarrje do të jetë thjeshtë dhe vetën në respekt të ligjit. Do të ishte naivitet nëse dikush, do të mendonte që kjo vendimmarrje do të bazohej nga urdhërimet e dikujt tjetër, qoftë ky i brendshëm apo i jashtëm”, u shpreh Celibashi. 6  marsi është dita  e fundit  për regjistrimin  e forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit  dhe sherri   për drejtimin e Partinë Demokratike duhet  te marrë fund para këtij afati. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …