leoni

Zviceranët të interesuar të investojnë në Ferizaj në sanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit dhe projektet të reja për furnizimin me ujë të pijshëm

I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, kanë takuar përfaqësuesit e Swiss Coorperation , gjegjësisht zëvendësdrejtorin e këtij institucioni, Bernhard Soland dhe Zyrtaren e Programit Kombëtar Ardiana Efendija Zhuri me ç‘rast u diskutua për problemet e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Ferizajt, defektet në investimet ekzistuese, nevoja për investime të reja si dhe shndërrimin e Kompanisë “Bifurkacioni” në kompani regjionale. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraqiti sfidat me të cilat po ballafaqohet Komuna e Ferizajt në aspektin e furnizimit me ujë të pijshëm, duke theksuar sidomos mungesën e saj në disa prej fshatrave të komunës sonë, si dhe nevojën që të bëhet një studim/analizë e defekteve të cilat po shoqërojnë projektet ekzistuese të cilat janë hasur në këto investime. Në vullnetin e institucionit të Komunës është edhe shndërrimi i Kompanisë së Ujësjellësit “Bifurkacioni” në kompani regjionale, për të cilat nga të pranishmit në takim u dakordua që të shkëmbehen praktikat më të mirë. Përfaqësuesit e Swisss Cooperation shprehën interesimin e tyre që të investojnë me projekte të reja në Ferizaj si dhe të ofrojnë të gjitha kapacitetet në plotësim të nevojave që ka për analizën e defekteve dhe shkëmbimin e përvojave më të mira. Për këtë takim dhe gatishmërinë e tyre për investime, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i falënderoi përfaqësuesit e Swiss Cooperation, duke i siguruar se qeverisja lokale do të ofroj gjithë infrastrukturën e nevojshme për tejkalimin e problemeve që ka komuniteti për furnizimin me ujë të pijshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …