leoni

Zvicra

Zvicra arreston shqiptarë të Kosovës me urdhër të Serbisë, edhe pse ky shtet e ka njohur pavarësinë e vendit tonë

Ambasada e Kosovës,  në Bernë,  ka bërë të ditur se policia e këtij shteti ka arrestuar ish luftëtarin e lirisë së Kosovës,   Albert S. dhe menjëherë e ka shoqëruar për  në aeroport.  Enti Federal i Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin, ndërsa Alberti ka hedhur poshtë akuzat dhe po kundërshton ashpër ekstradimin e tij në Serbi. Ky rast ka shkaktuar paqartësi në  mes të autoriteteve të Kosovës dhe Zvicrës. Ambasada e Kosovës në Bernë po kërkon shpjegime. Për këtë rast   ka intervenuar personalisht,  ministri i Drejtësisë i Kosovës,  Hajredin Kuçi duke i kërkura shpjegime, ministres,  Simonetta Sommaruga. Në një letër ai sqaron se  nuk është i lejueshëm ekstradimi në Serbi, pasi për veprat e supozuara të shtetasit kosovar është kompetente drejtësia në Kosovë dhe jo Serbia, ka shkruar Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …