Mbi 7 milionë euro ka përfituar Kosova për promovim të sektorit privat nga marrëveshja e nënshkruar në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe PPSE-së. Qëllim i kësaj marrëveshje u tha të jetë përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimi i të rinjve të Kosovës. Drejtor i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin për zhvillimet e mëtejme.
“Sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. PPSE promovon sektorin privat dhe punësimi është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë me fokus punësimin e të rinjve dhe grave… Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, ka thënë ai.