Numri i popullatës sllavo-maqedonase është duke u zvogëluar vazhdimisht, pavarësisht se një gjë e tillë mbahet e fshehur nga ana e autoriteteve të shtetit. Kjo vërehet sidomos nëse krahasohet numri i nxënësve në shkollat fillore. Duke u bazuar në të dhënat zyrtare, përqindja e nxënësve sllavo-maqedonas në shkollat e Maqedonisë nuk kalon 50 përqindëshin, përkatësisht është 49.4%. Ky numër rezulton të jetë rreth 17% më pak sesa numri i popullatës sllavo-maqedonase në statistikat e regjistrimit të manipuluar të vitit 2002. Në anën tjetër, nxënësit shqiptarë në shkollat fillore përbëjnë një numër prej 62.188 ose 32.6% e numrit të përgjithshëm. Edhe kjo shifër nxjerrë kontradiktat e regjistrimit të vitit 2002, sipas të cilit në Maqedoni janë vetëm 25% shqiptarë, pavarësisht se të gjitha vlerësimet bëjnë të ditur se kjo shifër është afër 35%.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …