Sipas hulumtimeve të opionit publik, epërsia e Hilari Klinton ndaj Donald Trampit në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa vjen e zvogëlohet. Ndërkohë, vazhdojnë kritikat dhe sulmet në mes të kanditates së demokratëve, Hilari Klinton dhe kandidatit të republikanëve, Donald Tramp. Hilari Klinton ka tërehqeur vërejtjen se nëse Donald Trump do të fitojë këto zgjedhje, ne do të kemi një komandant të forcave të armatosura pa përvojë dhe idetë e të cilit janë tmerrësisht të rrezikshme. Nga ana tjetër, duke aluduar në çështjen së email-eve, kandidati Donald Trump tha se nëse fiton kandidatja Hilari Klinton, atë do ta përndiqnin hetimet kriminale në Shtëpinë e Bardhë. Gjithmonë kështu ndodh me Clinton-ët. Kanë probleme me drejtësinë. Nuk është kjo që i duhet vendit tone. Kemi nevojë për dikë që është i gatshëm të shkojë në punë. Me gjithë epërsinë, sipas të dhënave të sondazhave mësohet se epërsia e Hilari Klintonit ndaj Donald Trampin është duke u zvogëluar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …