Këshilltari i liderit të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka vlerësuar se paralajmërimi i ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Bredshme ndaj liderit të AKR-së, Behxhet Pacolli është shqetësues dhe duhet të na alarmoj të gjithë. “I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Jetlir Zyberaj, këshilltari i liderit të Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacollit.
