Më 22 mars 2021, kandidati për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca mori 69 vota kur u zgjodh në këtë post, ndërsa kandidati nga radhët e minoritetit serb për nënkryetar, nga Lista Serbe, Igor Simiç, mori më shumë, 91 vota…
Vallë, mos jemi duke i dashur më shumë të huajt sesa vetveten, për të mos u shprehur më vrazhdë?!…
Të mos ua hapim zemrën të ligjve dhe shpirtvegjëlve, ngase ata janë të prirur për të na tradhtuar! Të jemi të bashkuar për t’iu kundërvu gjakpirësve të pangopshëm për shkak se na kanë trazuar plagët tona duke na “përkëdhelur” me grushte! Për secilën plagë ata le t’i ndiejnë njëmijë mundime. …
Vallë, a u ra ndërmend atyre “deputetëve” të pandërgjegjshëm, që e shkelin të vetin dhe e përkëdhelin të huajin, për Familjet e Dëshmorëve, për gjakun ademjasharian e për plagët e Reçakut e të Mejës, për vrragët e Izbicës e të Llapit ilirik!?… A u ra ndërmend atyre djemve plangprishës që e puthën shkjaun dhe e pështynë vëllaun se gjaku u derdhur I dëshmorëve dhe I martirëve; vuajtjet e shqiptarëve e varret e Drenicës, të Dukagjinit, të Llap-Gallapit e të Anamoravës do t’I mallkojë prore dhe ndërgjegjja e tyre përherë do të jetë e damkosur.
Mos e dhashtë Zoti që të kthehen sërish në skenë këta “zotërinj”, ngase kjo do të thotë të zbresim nga kali e t’i hipim gomarit!… Derisa të jetë në skenë, qoftë edhe vetëm njëri nga soji i tyre, loti ynë s’do të reshtë së pikuari asnjëherë.
Është e vërtetë, vëllezër!
“Zotërinjtë” e përparshëm pajtohen me gjakpirësin aktual kundër interesave të përgjithshme popullore.
Ah, “Zotërinjtë” hipokritë!…
Qofshin të mallkuar tradhtarët që s’kanë besë, por rrojnë me gjarpër në zemër!
Le të fitojë e drejta dhe liria jonë!