(E përkujtojmë dëshmorin e kombit, Fitim JAKUPI, nga Ceroviku i Klinës, me rastin e ditëlindjes
I trimërisë dhe krenarisë
N’ty u lind dhe u rrit trimi
Flakadani i lirisë, Fitimi
Fitim trimi, shqipe mali
Lum për Zotin që të fali
UÇK-së në radhë iu ngjeshe
Me çetnikët u përleshe
Lum për nënën, për babanë
Dhe për motrën e vëllanë
Gjaku i trimit, jo nuk humbi
Rri n’flamur, Fitim Jakupi…
Shkruar është, në krahë të shqipes
Emri yt si rrezja e dritës
Zemërtrimi Fitim Jakupi…
Kuçedrës kokat ia këputi
Cerovik, truall amtar
E ke rritë një çlirimtar
Vëlla shkue vëllait i Adem Jasharit
Ushtar trim i Legjendarit
Lavdi t’qoftë Fitim JAKUPI…
Gjaku yt, jo dot nuk humbi
Emri yt ndrin sikur ar
Vezzullon n’t’atdheut altar