Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Sznuyog dhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, kanë lansuar Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Kosovë. Pranvera Ejupi nga ministria e Drejtësisë, në emër të ministrit në detyrë, Selim Selimit, ka thënë se projekti në fjalë do të ndihmojë që të përmbushen objektivat në fushën e drejtësisë. “Projekti në fjalë është i pari që bën bashkë aktorët kyç të sektorit të drejtësisë në vend dhe që synon t’i përmbushë synimet e këtij projekti”. “Ne jemi të bindur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian, objektivat tona për rend the ligj do të impementohen me sukses”, ka thënë ajo. Ejupi ka thënë se e vlerësojnë rolin e Bashkimit Evropian dhe asistimin që është duke dhënë për sistemin e drejtësisë në Kosovës.“Misioni ynë është që ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka deklaruar Ejupi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …