Zyra e BE-së në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që dy bordet, KPM dhe RTK të funksionalizohen

Më saktë, zyra e BE-së ka kërkuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Në një përgjigje për “Telegrafin”, Xhoanna Lahana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka vlerësuar se ky është një veprim thelbësor. Konfirmojmë se BE-ja i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit dhe liderëve të grupeve parlamentare, duke kërkuar nga Kuvendi që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për Bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Ky veprim është thelbësor për të siguruar që të dyja këto institucione të mbeten funksionale dhe të kenë një kuorum vendimmarrës gjatë periudhës së zgjedhjeve”, ka thënë Lachana.

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …