Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka lëshuar në deklaratë në të vilën thuhet se nuk ka datë të caktuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Nuk ka një afat të caktuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe është në dorën e shteteve anëtare të BE-së në Këshill që ta përfshijnë liberalizimin e vizave për Kosovën në agjendën e Këshillit. Procesi i vendimmarrjes së Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën po vazhdon. Është në dorën e shteteve anëtare të BE-së që përfaqësohen në Këshillin e Bashkimit Evropian, së bashku me Parlamentin Evropian që të marrin vendimin përfundimtar”, kanë deklaruar nga Zyra e Bashkimit Evropian në vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …