Zyra e BERZH-it në Kosovë ka paralajmëruar se do të ngritën normat e interesit për kredi edhe nga kjo bankë

Zyra në Kosovë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka paralajmëruar se nga janari, do të ngritën normat e interesit për kredi edhe nga kjo bankë në Kosovë. Menaxherja e programit për këshillim të bizneseve nga BERZH, Leonora Kusari, ka thënë se shtrenjtimi i kredive do të ndodhë patjetër në muajt e parë të vitit 2023. Ky shtrenjtim i kredive bankare nga BERZH, pritet të ndodhë si rrjedhojë e rritjes së normës së Euriborit në tregun evropian. “Për shumicën e projekteve të cilat i kemi pasur të kontraktuara më herë nuk ka pasur ngitje të normave të interesit bankar më 2022, por nuk do të thotë që në vitin 2023, në bazë të situatës ashtu siç e shohim mund të ketë edhe ngritje. Pra, pritet të ketë rritje të normave të interesit për shkak të rritjes së normës në Euribor në tregun evropian gjatë gjashtë mujorit të fundit. Nuk e dimë se sa do të jetë ajo ngritje. Atë analizë e bëjnë ekonomistët në BERZH”, ka deklaruar mes tjerash menaxherja e programit për këshillim të bizneseve nga BERZH, Leonora Kusari.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …