Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit ka fshirë nga lista e të sanksionuarve 5 luftëtarë të lirisë në mesin e tyre 3 të vdekur

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka fshirë nga lista e të sanksionuarve pesë pjesëtarë të luftëtare tona çlirimtare:  Haradin Balën,  Jonuz Musliun, Sabit Gashin, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hysenin. Haradin  Bala, ka vdekur më 31 janar të vitit 2018 dhe ka qenë i dënuar nga Gjykata e Hagës 13 vjet burg për gjoja  krime lufte. Dënimin e ka mbajtur në burgjet e Francës. Edhe ish-komandanti i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, është larguar nga lista e lista e të sanksionuarve. Ai  ka ndërruar jetë në janar të vitit 2018. Po ashtu nga lista e të sanksionuarave është larguar edhe i ndjeri Sait Rushiti, ish-pjesëtar i UÇK-së në Maqedoni. Saiti që ka vdekur në vitin 2010 ishte njëri nga 22 të akuzuarit për rastin e dyshimit të keqtrajtimit të punëtorëve maqedonas të Mavrovës, gjatë luftës  së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001 në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …