Ministri e Jashtme i ka quajtur spekulime deklaratat e kryetares, Vjosa Osmani në lidhje me letrën që i dërgoi zonja Shverc Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Më lejoni t’ju informoj që Ministria e ka të pamundur t’ju përgjigjet në pyetje që bazohen tërësisht në spekulime dhe thashetheme. Jemi në dispozicionin tuaj për pyetje, të cilat janë në kompetencat e Ministrisë, thotë zyrtari Leutrim Sahiti. Kjo përgjigje e zyrës tregon më së miri se Politika shtetërore në gjitha nivelet e veçanërisht në politikën e jashtme, duhet të jetë plotësisht institucionale e koordinuar nga të gjithë nivelet e pushtetit, fatkeqësisht tek ne, politika është më shumë personale se sa institucionale dhe për këtë arsye, ka elemente të rivaliteteve të hierarkisë dhe prodhon konflikte,” ka thënë, profesori, Milazim Krasniqi.
