leoni

Zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së publikoi transkriptin nga konferenca e drejtorit, Curr Gjocaj me bashkëpunëtorë

Zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së publikoi transkriptin nga konferenca e drejtorit, Curr Gjocaj me bashkëpunëtorë

Në transkripin e publikuar të  Zyrës së Drejtorit të  përgjithshëm të SHSKUK-së, Curr Gjocaj nga konferenca e tij me bashkëpunëtorë thuhet:

Ju e patë, qëlluat në  takime , mbledhjet e tilla koordinuese këto  ditë  kemi pasur vazhdimisht,  meqë kemi vdekje të  dyshimta,  është  dashur në  formën më  të  mirë  profesionale me resurseve dhe komisione të menaxhojmë. Organet shtetit, sipas  detyrës zyrtare të  hulumtojnë  rastin si  në aspektin teknik administrativ e profesionale, fushë  që rregullon këtë  lëmi. Ka një  kohë  që  gjithë institucionet e pavarura  po merreni me këtë  çështje,  pra të  zbardhen rastet.Duhet ditur se është  spital i madh,  pacientët vijnë  me u kuru,  literatura njeh komplikime. Me 07 shtator  dyshohet me  disa komplikime në  disa salla operative.  Nga 17 operacione, 1 pacient ka vdekur  në  sallë , 1 më  vonë , nga të  gjithë  këta pacientë,   komplikime  6 tjerë  me simptoma  të njëjta pas operacione. Rastet tjera kanë  shkuar mirë . Për dy raste të  dyshimta po merret prokuroria  e shtetit është bërë  autopsia shpresojmë  të  kemi rezultatet finale.

Sipas gjitha hulumtimeve deri tash, nuk kemi shkaktar  të sigurt, as ne, as prokuroria,  as mjekësia ligjore, për momentin janë  vdekje  të dyshimta.  Është  ngritur në  opinion  se janë vdekje dyshimta, Në  analizat tona dyshimi kryesor ka qenë  për gazin oksidull, nuk jemi sigurt as për këtë.    Për hirë  të  së  vërtetës,  ai përdoret në  gjitha institucionet e Republikës, privat dhe publik.

Duke mos qenë  arsye subjektive dhe objektive, është  lënë  të  dyshohet se gazi,  me këtë gaz është punuar edhe në sallat e tjera.  Hetuesia  ka marrë  bombolat e  gazit, besoj se do dalë  shpejtë rezultati , janë  marrë  mostrat origjinale.

Nuk shihet se ka neglizhencë , janë  pretendime nga akterë  të  ndryshëm që  mund të  ngrisin çështje. Është  shikuar nga aspekti  i aparaturave që  bënë  përzierjen e gazit,  aparatura nuk lejon,  mund që gabohet, por  edhe nëse gabohet,  ose tekniku lëshon sasi të madhe   osksidulli, sistemi i  valvulave nuk lejon me futë sasi gazrave më  shumë , sepse aparatura është  e  tillë , pra nuk mund të  quhet neglizhencë , nuk ka informata se kjo gjë  është  e vërtetë .

Kjo kompani që furnizon, mund  jenë edhe dhe dy tjerë, nuk ka më  shumë  se 4 kompani, janë  monopol në  treg  që  furnizojnë  herë  një,   e herë  një  tjetër.  Ne kemi pasur kontratë  me këtë  kompani, edhe Spitali Gjilanit  dhe Gjakovës , spitalet  tjera kanë  operatorin tjetër .  Gjithë  Kosova  furnizohet prej 2 ose 3 operatorë , edhe spitalet private prej këtyre operatorëve.

Gjithçka është  e dyshimtë , sikur të  kishim rezultatet ne,  ose prokuroria ose inspektorët  farmaceutik dhe shëndetësorë , nëse vërtetohet se gazi është  fajtor, pro nuk kemi rezultate, kjo është  dyshimtë.  Pra, kjo nuk ka siguri, me  të  gjitha përfundimet  grupeve profesionale në  QKUK, në  vazhdimësi me grupet punuese, ne si institucion jemi  koordinuar me organet tjerë  koordinuese.  Konkluzion ose rekomandimi  gjithëve ka qenë  se kushdo që  vërteton një  shkakun të  na njofton, të  njëjtë do të  bënim edhe ne.

Ne si kemi lëshuar sallat operative të  këtij blloku. Ka punuar Oftalmologjia,  Gjinekologjia, Orl.

Kemi hequr nga përdorimi gjithë  gazin nga  sistemi nga operatori  që kemi pasur, tashmë tjetër  operator është  duke  furnizuar.

Shqetësim kemi pasur edhe tek produkte farmaceutike edhe në  këtë  fushë  kemi hulumtuar dhe nuk kemi gjetur asgjë , kemi qenë  të  rezervuar në  këtë  çështje meqë  janë  marrë  hetuesia dhe prokuroria, ne nuk kishim çka merremi më  shumë  gjithçka në  dyshim.

Normalisht se çdo qytetar,  sado i thjeshtë  koftë , për çdo lloj problemi në  shtet ndjen keqardhje, unë  jam  trup administrative, nëse është  çështje përgjegjësie,  pse OSHP më  detyroi të  marrë  atë  operator. Po luhet loja që  disa qarqe po kërkojnë  më do e mos fajtorin në  thonjëza. Merrni informata zyrtare, informatat e  plasuara lënë  për të dëshiruar. Ka pasur nga gazetarët  nivel edhe pyetje shqetësuese,  pse ne po i fshehim të  vdekurit paskan ndodhë  shumë  dhe po fshehim, deri në  atë  nivel ka pasur spekulime.  Nga kjo opinioni merr mesazhe frikësuese.  Gjithë  tregu  furnizohet nga  të njëjtit operator. Unë  jam drejtor i gjitha spitaleve të  Kosovë  mundohemi të  rregullojmë gjërat, ky është  treg i pa përfolur në  Kosovë. Nuk  kemi pasur problem, po tentohet të  përfitohet nga ky rast. Shumë  mirë  që  është  alarmuar nga ne, besojmë se ato zbrazëtira procedurale dhe ligjore të  rregullohen një herë  e mirë  kjo fushë , në  kodin doganor nuk ke kod për  gazra medicinale.  Ka çka rregullohet dhe përmirësohet në  shumë  hallka të  sistemit.  Për momentin dyshimi është  dyshim, ka pasur 2 vdekje, ndjejmë keqardhje pse trajtohen në  media si 4.  Dje në  disa media është  raportuar sot në  QKUK,  është  për keqardhje s’ka pasur as emra të  viktimave as kurrgjë. Kushdo që  flet për vdekje të  keni kujdes informata të  sakta dhe të   verifikohen informatat , na ka shqetësuar se ka spekulime shumë  dhe keqardhje. Apel për qytetarët, mos ketë frikë, edhe institucionet private të  njëjtin gaz përdorin,  mos bëhet panik pa nevojë , jemi në  shërbim tyre.

Dr. Shemsi Veseli- anëtar i Bordit SHSKUK-së

Jetësisht edhe bordi edhe komisionet  e  zgjedhura  profesionale janë të interesuar  të  zgjidhet ky problem, nuk përjashtojmë  që  njerëz në  këto ujëra të  ndotura  të  notojnë dhe të  orientojnë  pacientët  në  spitale private.  Raportet zyrtare, janë 2 raste vdekje 2 me interferim.  Një herë  për njëherë  nuk mund të  flasim për probleme nga vija hierakike mjekësore dhe faktori njeri, nëse del bombola,  ne nuk merremi me prokurim, jemi të  interesuar të  zgjedhim këtë  problem.  Jam njëri i  politikës, është  e  dhimbshme  se subjekte  të caktuar të  marrin ngjyrime politike dalin me qëndrime,  pa dalur  rezultatet  zyrtare, po hetohet në  disa pista, ne edhe ampulat kemi quar për kontroll, nuk mund të  themi me garancion asgjë. Kur vinë të  gjithë  raportet do dalim me përgjigje të  saktë , pra janë çështje  prokororise, policisë  dhe inspektorateve të  ndryshme. Po presim rezultatet, është  mirëseardhur që  u bë obduksioni, ka pasur raste me kardiomiopati.

Dr. Saudin Maliqi- Kryesues i komisioneve në  nivel QKUK-së

Me qëllim të  hulumtimit të  paanshëm, ne  jemi objektiv sa më  të  pa anshëm,  me hulumtime  të  detajuar profesionale të  cilat në  mënyrë direkte ose indirekte të  shohim a ka lidhje  kauzave  ndërmjet vdekjes apo  agjentit  toksik-  oskidull azoti, apo ndonjë bar medikament farmaceutik. Komisione profesional në  fusha të  ndryshme veprimikanë punuar në salla të operacionit, sistemin e gazit, barnatorja e qendrore, furnizimi i barnave, licencimi i tyre. Në  bashkëveprim me inspektoratin farmaceutik dhe shëndetësorë  jemi në  takime ditore, jemi në  hulumtime permanente. Interesi i QKUK -së është  zbulimi, ne kemi pyetje a ekziston ndonjë vdekje,  a kanë  lidhje me ndonjë  agjent toksik. Deri tani ka vetëm dyshime, kemi  dyshime, kemi izoluar gazin. Stafi profesional shëndetësor është i certifikuar  me vite. Jemi duku hulumtuar me komisionin mjekësore që  merret me pato-fiziologji me raste, kemi raporte te  gjitha komisioneve,  deri tani ka rregullsi të  madhe. Ka disa gjëra që  nuk kanë  ardhur për kohën e ekzaminimit, gjitha mostrat e barnave janë dorëzuar në  agjencionin për barna dhe produkte medicinale, pavarësisht se janë me afat. Autopsia e   kufomave  do jetë argument i fuqishëm.  Kemi  bërë  analiza janë dërguar laborator toksikologji, ka, apo nuk ka  elemente toksik,   Tek raste e vdekjeve me patologji  me ndryshime, pacientë  kanë  qenë  me pamje klinike insuficiencë  respiratore, kanë  hyrë  në  sallë  me sëmundje të  rëndë , gjendje jo këndshme. Vdekjet nuk duhet paragjykuar, të  shohim rezultatin patologjisë  Ne premtojmë se do zbardhim detajet.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …