Më 26 korrik, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi, Qeveria e kishte prezantuar si punë të kryer, procedurën për Shtatoren përderisa ishte përcaktuar edhe për modelin ende pa përfunduar procedurat. Ishte paralajmëruar se shtatorja te “Rreth-rrotullimi i flamurit”, në hyrjen jugore të Prishtinës, do të përurohej më 28 Nëntor. Ndërkohë Zyra e kryeministrit i ka anuluar procedurat për shtatoren e Adem Demaçit. Autoriteti kontraktues ka njoftuar për anulimin e “aktivitetit të prokurimit” në konkursin ku aplikuan shtatë propozime ose “operatorë ekonomikë”. Në ceremoni e organizuar nga Kryeministria më 26 korrik kjo bocetë nëpërmjet projektorit qe paraqitur si modeli nga i cili do të skulpturohej shtatorja e Adem Demaçit ani pse ende nuk ishte bërë vlerësimi financiar e që është hapi i fundit. Vlerësimi i jurisë, ishte kritikuar nga njëri prej pjesëmarrësve, i cili edhe konkursin e kishte cilësuar si të manipuluar. Një javë më pas, gjatë ceremonisë, Shqiptar Demaçi, në emër të familjes, kishte shprehur pakënaqësi me zgjedhjen e modelit ideor për shtatoren e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …