Zyra e Kryeministrit lëshon njoftim me terma bombastik për qëllimin e takimit të ministrive. Në njoftim thuhet se gjatë kësaj mbledhje është mbajtur një punëtori për planifikim strategjik dhe operacional. Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive, gjatë të premtes dhe ditës së sotme, kanë zhvilluar punëtori të përbashkët për planifikim strategjik dhe operacional. Sesionet me kabinetet politike të ministrive ishin të ndara sipas shtyllave bazë të Planit Kombëtar të Zhvillimit. U prezantuan rezultatet, të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe planet për vitin 2024 për zbatim efektiv të objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisje të mirë, siguri dhe sundim të ligjit, zhvillim të barabartë dhe ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …