Haradinaj: Kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit dhe sektorëve tjerë t'u rriten

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt ka mohuar mundësinë për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në reagimin e zyrës së kreut të ekzekuivit, është thënë se në asnjë rast nuk është përmendur mundësia për rritjen e çmimit.

“Zyra e Kryeministrit reagon ndaj shkrimeve në disa medie, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kryeministri Haradinaj në asnjë rast, nuk ka përmendur mundësinë për rritjen e çmimit, për më tepër është duke u angazhuar që të ketë furnizim të rregullt me energji, pa rritje. Vendimet dhe puna e Qeverisë Haradinaj ka bërë që secila familje t’i kursejë afro 300 euro në sezonën dimërore. Lusim mediet për korrektësi në raportim”, thuhet në reagimin e zyrës së Haradinajt.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …