Zyra e Kryeminsitrit njofton se kryeministri, Albin Kurti ka udhëtuar për në Slloveni. Gjatë qëndrimit në Slloveni, ai do të merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023. “Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, kryeministri Kurti sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob. Kurti të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale” thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit për informim.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …