leoni

Gjykata

Zyra e Kryeprokurorit: Prokuroria nuk merret me pastrimin e listave

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në medie ku thuhet se Prokuroria do të bëj pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së. Në reagimin drejtuar medieve, Zyra e Kryeprokurorit ka sqaruar se ajo nuk është përgjegjëse për pastrimin e listave të veteranëve, por vetëm për ndjekjen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale. “Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur kompetent dhe përgjegjës vetëm për ndjekjen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale dhe hetimet do t’i kryej në secilin rast që ka dyshim të bazuar që është kryer një vepër penale dhe plotësohen  kushtet e parapara me ligj. Kjo do të thotë se Prokurori i Shtetit nuk merret me procesin, por vetëm me raste individuale, kur ka dyshim të bazuar se është kryer vepër penale.  Edhe për këtë rast Prokuroria ka vepruar në këtë mënyrë, duke filluar të bëjë grumbullimin e informatave të nevojshme për të përcaktuar nëse ka vend për inicimin formal të hetimeve, në lidhje me rastet individuale të keqpërdorimeve eventuale që kanë mundur të ndodhin gjatë hartimit të listave të veteranëve të UÇK-së. Më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për ndjekje penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për ngritje të aktakuzës ose jo”, thuhet në njoftim. Prokuroria e Shtetit ka thënë se pret nga Qeveria dhe Komisioni Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve, që të ofrojnë bashkëpunim dhe informata për kryerjen e veprave penale gjatë këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …